FOTO-VIDEO/Kryeministri i Izraelit refuzon paqen me Palestinën: Ne nuk do të ndalojmë luftën!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një ofertë paqeje të ardhur nga Hamasi. Izraeli sot, bëri presion me bombardime të ashpra në Rripin e Gazës dhe përgatiti planet për një pushtim të mundshëm tokësor.

Më shumë se 600 sulme ajrore që nga e hëna, kanë rrafshuar bazat islamike dhe kanë vrarë nëntë komandantë të lartë, duke përfshirë shefin e inteligjencës të Hamas, projektorin e tyre kryesor të raketave dhe shefin e tyre të terrorit në Gaza.

Hamas ofroi një armëpushim natën e kaluar përmes Ministrisë së Jashtme ruse, duke kërkuar armëpushim mbi ‘bazë të përbashkët’ pasi ata lëshuan më shumë se 1.000 raketa në qytete të mbipopulluara, duke vrarë shtatë civilë izraelitë.

Por Netanyahu ka premtuar se trupat e tij janë të përkushtuara në një operacion të gjatë, i cili vetëm do të ‘rritet në fuqi’, pavarësisht protestave ndërkombëtare. Numri i palestinezëve të vrarë është 83, përfshirë 17 fëmijë.

“Fushata është ende larg nga përfundimi”, tha një ministër i kabinetit pas takimit të mbrëmshëm me Netanyahun. Ai i tha faqes izraelite të lajmeve Ynet: “Pasi të kemi goditur të gjithë objektivat tonë, dhe pala tjetër mos të jetë dorëzuar ende, ne do të fillojmë një operacion tokësor, edhe pse nuk e kërkojmë atë”.

Sipas “Jerusalem Post”, planet për pushtimin tokësor po hartohen dhe presin miratimin nga Shefi i Shtabit i Forcës së Mbrojtjes Izraelite, Gjeneral Aviv Kohavi.

Nëse ata marrin konfirmimin e Gjeneralit, planet do t’i kalojnë Netanyahut dhe kabinetit të tij. “Kjo nuk do të përfundojë në ditët e ardhshme”, shtoi ministri i kabinetit.

“Izraeli nuk do të ndalet, dhe nuk ka interes të ndalet. E gjitha po lëviz në drejtimin e duhur. Ne do të veprojmë derisa ata të pranojnë se hapja e zjarrit ishte një gabim, ashtu si bëri udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah pas Luftës së Dytë të Libanit në 2006”.

Dje, Joe Biden dhe Boris Johnson bënë thirrje për qetësi. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi një deklaratë të fortë, duke thënë se Izraelit i duhej dhënë një “mësim”.

Gjatë një thirrje telefonike me Vladimir Putin, Erdogan diskutoi për nevojën që “komuniteti ndërkombëtar t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe parandalues”.

Ndërsa ai i bëri thirrje Amerikës se duhet të ndërhyjë me një “mesazh të vendosur dhe të qartë”.

Apelet ranë në vesh të shurdhër, pasi këtë mëngjes të së enjtes, Izraeli dhe Hamasi shkëmbyen përplasje ndërkufitare.

Dhe pasi një komandant i vjetër i Hamasit u vra dje, islamikët u përgjigjën me një breshëri raketash në Izraelin jugor, për të cilin punëtorët e shpëtimit thanë se vrau një djalë gjashtë vjeçar.

Burimi i lajmit: DailyMail. Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *