Merkato ende e hapur/ Mbrojtësi firmos me Milanin, Ronaldo nuk mungon në transfertën e United

Sonte mbyllet zyrtarisht merkato e transferimeve. Klubet janë në garë me kohën për të mbyllur marrëveshjet apo për të kryer ndonjë blerje të fundit.

Tashmë ka ardhur zyrtarizimi. Milan ka firmosur me mbrojtësin e Barcelonës, Sergino Dest. Formula e transferimit është huazim me të drejtë blerje.

Cristiano Ronaldo ka qenë një nga çështjet më të përfolura gatë gjithë merkatos së verës. Sulmuesi portugez shprehu pakënaqësinë e tij për situatën në klub, duke lënë të kuptohet se dëshiron të ndërrojë destinacion. Diçka të tillë e konfirmuan edhe vetë veprimet e tij, sakaq la edhe stadiumin në pjesën e parë gjatë një ndeshje. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Leicester-Manchester United, ku Ronaldo është preferuar në stol. Kjo bën që gjasat të jenë të mëdha për qëndrimin.

Francesco Acerbi është një lojtar i ri i Interit: Simone Inzaghi më në fund ka përforcimin që i duhej. Nëpërmjet faqes zyrtare të Lega Serie A mësojmë se operacioni është mbyllur në formë huazimi, ashtu siç pritej.

Denis Zakaria mund të largohet nga Juventusi në orët e fundit të merkatos Për mesfushorin, i cili mbërriti në Torino janarin e kaluar, në fakt ka interesim nga Chelsea, i cili ka propozuar një huazim me të drejtë blerje.

De Jong nuk largohet nga Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi se lojtari nuk ka ndryshuar kurrë mendje dhe do të qëndrojë në Spanjë, ku do të luftojë për vendin e tij te Barcelona. As Manchester United dhe as Chelsea nuk bindën dot lojtarin dhe klubin.

Manchester United ka zyrtarizuar ardhjen në huazim me detyrim blerje nga Newcastle të portierit Martin Dubravka. Ai do të jetë zëvendësues i David de Geas.

Sa më shumë minutat kalojnë, aq më shumë bien mundësitë e një largimi të mundshëm të Ronaldos nga Manchester United. Mediat angleze mësojnë së fundmi se sulmuesi portugez ka udhëtuar me “djajtë e kuq” për sfidën ndaj Leister.

Keilor Navas nuk do kalojë te Napoli. Portieri i njohur do të qëndrojë te PSG, sipas asaj që shkruan Le Parisien.

Francesco Acerbi përfundoi pak minuta më parë ekzaminimet mjekësore me Interin. Tashmë mbrojtësi i ardhur nga Lazio do të shkojë të firmosë me klubin zikaltër, përpara se të vijë njoftimi zyrtar.

Rafael Leao nuk largohet nga Milan. AS ka zbuluar një prapaskenë të merkatos, teksa shkruan se pas sulmuesit kuqezi ishte vendosur Chelsea.
Blutë e Londrës kishin ofruar javën e kaluar 100 milionë euro për shërbimet e futbollistit. Përgjigja e kampionëve të Italisë ishte e prerë: Jo. Milan nuk pranoi të privohej nga shërbimet e lojtarit, pasi e ka pjesë të projektit.

Cristiano Ronaldo është emri i fundit i madh i mbetur pezull në këtë merkato vere. E ardhmja e tij është ende e paqartë, në një kohë kur agjenti Jorge Mendes po lëviz çdo gurë për t’i gjetur një skuadër të re që luan në Champions League.

Nga Anglia shkruajnë se Mendes i ka ofruar Milanit shërbimet e tij, ndërsa nga Spanja bëjnë me dije se Napoli mbetet një pistë e hapur. Pavarësisht zërave, një ditë me parë trajneri Ten Hag u shpreh se Ronaldo bën pjesë në planet e Man.United ndërsa këtë të enjte, sipas Sky Sports, Ten Hag e ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Leicester. E sigurt është se për Ronaldo-n do të dëgjojmë deri në sekondat e fundit të merkatos, deri në orën 20:00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *