Panairi në Beograd/ Rama bën batuta për verën: Mirë është ta prodhosh dhe ta pish me kujdes se bën sherr

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Beograd, ku së bashku me delegacionin shqiptar morën pjesë në panairin “Vizioni i verës”, të Ballkanit të Hapur.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka publikuar disa momente në stendat e pijeve gjatë vizitës në panair. Të pranishëm ishin edhe liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Abazoviç nga Mali i Zi.

Pyetjes së gazetarëve nëse liderët e ‘Open Balkan’ do të jenë më të bashkuar pas shijimit të verërave të ndryshme pasi Vuçiç në një pjesë të fjalimit të tij tha se “vera i bashkon më shumë njerëzit”, kryeministri Rama iu përgjigj se është mirë të pish me kujdes se pastaj mund të bashkohesh, por bën sherr.

“Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta shijosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohen por bëjnë sherr. Më mirë kështu”, tha Rama.

Ndërkohë gjatë vizitës të stendave edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka ngurruar të provojë konjakun e njohur “Skënderbeu” dhe nuk i ka kursyer lavdet.

“Besoj se do gjeni treg të mirë për produktin tuaj në këtë vend. Jeni shkumë konkurrues”, tha Vuçiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *