Dashi: Kjo e premte duket se është një ditë e favorshme për takime të reja dhe kushedi si shkon … Vlerësoni mirë projektet e reja në punë nuk është e nevojshme t’i ndiqni majë më majë gjërat.
Demi: Nuk është një periudhë e favorshme për ju në dashuri, prej disa kohësh keni qenë të nervozë dhe pa pikë durimi. Është një ditë e mirë në punë, mos u trazoni.
Binjakët: Bëhuni gati për Hënën e kundërt nga e shtuna, nëse duhet të merrni iniciativa në fushën sentimentale, bëjeni këtë të premte. Jeni të angazhuar në një mijë gjëra në fushën e punës, por duhet të prisni edhe disa ditë për konfirmimin që doni.
Gaforrja: Vazhdoni të jeni të favorizuar në dashuri, mund të prisni deri në fund të muajit për të sqaruar se çfarë nuk shkon. Në punë duhet të jeni të qartë dhe të sinqertë, mund të keni tensione.
Luani: Është një kohë e mirë për të nisur një histori të re dashurie. Në punë mos merrni vendime që nxiten nga nervat dhe zemërimi.
Virgjëresha: Diçka e rëndësishme mund të lindë me një person që ju pëlqen. Mos humbisni kohë duke u grindur.
Peshorja: Ka lajme që vijnë për ata persona që janë vetëm. Pavarësisht një fillimi të vështirë të vitit, një rreze drite jeshile fillon të hapet.
Akrepi: Jeni në një situatë të fortë konfuzioni, në dashuri tregohuni të kujdesshëm. Në punë mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm.
Shigjetari: Mëngjes interesant, por nëse është dikush që ju intereson, mos humbni kohë. Një punë e re dhe ndoshta edhe një mjedis i ri pune mund t’ju tundojë dhe emocionojë.
Bricjapi: Në dashuri po shkoni drejt një fundjave pozitive. Ju lutem të jeni të durueshëm për çështjet ligjore ende për t’u zgjidhur në fushën e punës.
Ujori: Pas një dite të trazuar të kësaj të enjteje, këtë të premte përpiquni të jeni më të kujdesshëm në dashuri. Në punë më në fund po ecni drejt zgjidhjes së një dileme.
Peshqit: Kushtojini vëmendje jetës në çift në këtë periudhë. Në punë, një projekt që dukej se ishte gati, thjesht duhet të shtyhet