Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet këtë të premte për të përcaktuar axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë në sesionin e ri parlamentar.
Burime për median bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00.
Kujtojmë se PD ka kërkuar që dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të askesohen nga të gjithë jo vetëm nga të prekurit ndërsa PS ka propozuar ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me Autoritetin e Dosjeve, ku ka rezultuar se një politikan i lartë është i përfshirë në dosjet e ish-sigurimit.
Pas mbledhjes së konferencë së kryetarëve, gjithçka pritet të vijojë në komisionet përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin i ri parlamentar dhe politik.