Ja disa mënyra si ta ushqeni fëmijën tuaj shëndetshëm

Fëmijët janë gjithmonë nazeli kur vjen puna te ushqimi.

Është e rëndësishme të inkurajohen fëmijët të ushqehen shëndetshëm dhe të zhvillojnë zakone të mira ushtrimore. Dhe për ta bërë këtë, së pari duhet të jepni shembull.

Nëse ende nuk dini si ta mësoni fëmijën tuaj të ketë zakone të mira ushqimore, mbani parasysh këto rekomandime:

Pjesëmarrja e tyre në përgatitjen e ushqimit

Lërini fëmijët tuaj të marrin pjesë në procesin e blerjes së përbërësve dhe përgatitjes së vakteve. Në këtë mënyrë ata do të bëhen më të vetëdijshëm për atë që hanë.

Ju mund t’u jepni fëmijëve të vegjël dy opsione të shëndetshme në mënyrë që ata të zgjedhin atë që u pëlqen më shumë. Mund t’i sillni edhe në kuzhinë dhe t’i ftoni të përgatisin receta shumë të thjeshta.

Çoni fëmijët në tregje lokale

Përveç blerjeve në supermarket për të blerë jashtë rafteve, merrni fëmijën tuaj në një treg fermerësh lokal ose më mirë akoma vizitoni një fermë. Një këshillë e mirë që mund të aplikoni është të keni një kopsht të vogël në shtëpi.

Përgatitni ushqime të shëndetshme

Nëse fëmijët gjejnë ushqime të shëndetshme me bollëk në kuzhinën tuaj, ata do të mësohen me to. Zgjedhjet më të mira janë copat e frutave, karotave dhe arrave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *