Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e ‘Open Ballkan’ që po mbahet në Beograd.
Rama tha se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në lidhje me kartat e identitetit u mundësua falë Ballkanit të Hapur.
Sakaq nëse Kosova do të ishte pjesë e kësaj nisme, nuk do të kishte keqkuptime dhe se do të realizohej më herët si marrëveshje.
“Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari e kënaqësi se lëvizja me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, dje ia kam thënë edhe një gazetareje serbe se nuk do të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova apo vendet e tjera do të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin Presidentit të Serbisë që duke materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një mesazh, zgjedhja e parë është paqja. Kjo është rruga. Sot ne nuk jemi këtu thjesht për të celebruar verërat, ushqimin e rajonin. Dua të them një fakt, pjesë e situatën shqetësuese për grurin ishte edhe Shqipëria pas nisjes së luftës në Ukrainë. Shqipëria kishte kontrata me kompanitë, por Serbia njësoj si të gjitha vendet bllokoi eksportet dhe ishte Ballkani i Hapur ai që zhbllokoi procedurën. Këtu flasim për bukë”, tha ai.
Pavarësisht deklaratave të Ramës për ulje të palëve Kosova nga ana tjetër kërkon njohjen e gjenocidit Serb ndaj Kosovës. Duke mos njohur viktimat e luftës Kosova është skeptike ndaj çdo shtrirje dore.
11.07. 2022 ishte data që përkonte me 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet, por ai mund të njihet dhe të pranohet.
Sakaq përplasja më e fundit ishte në veri të Kosovës më 31 dhe 1 gusht acarim që erdhi si pasojë e njohjes reciproke. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës është dëshirë e Bashkimit Evropian (BE) por jo e Serbisë. Deklarata e presidentit serb erdhi si reagim ndaj raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për herë të parë shkruhet shprehimisht pritshmëria e BE-së për “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës. Vuiçiç theksoi se nuk e konteston rëndësinë e dokumentit të miratuar nga Parlamenti Evropian, por shprehu besimin se “përbërja e re e parlamentit dhe qeveria e re në Serbi do të konfirmojnë gjithçka që ai ka deklaruar sot”.