‘Open Balkan’, Abazoviç: Nismë e suksesshme, qytetarët janë ngopur me politikën e vjetër

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka ndarë një mesazh mbi rëndësinë e vendeve të rajonit duke mbështetur nisëm “Ballkani i Hapur”.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e samitit të Ballkanit të Hapur, Abazoviç tha se ka ardhur koha për bashkëpunim pasi qytetarët tashmë janë ngopur me politikën e vjetër. Ai shton se kjo është një nismë e sukseshme duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër, prandaj kanalet e komunikimit duhet të mbahen të hapura.

“Kënaqësi të shohësh njerëz të ulur në të njëjtën tryezë ndërkohë që në arenën ndërkombëtare ka një luftë. Ballkani Perëndimor përmes nismës ka nevojë për një politikë të re progresive, kemi provuar gjithçka përveç bashkëpunimit. Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës evropiane në rajon. Kjo nismë është e suksesshme, duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër që mund të zgjatet deri në pranverë, ne duhet t’i mbajmë kanalet e komunikimit të hapura. Qytetarët janë të ngopur me politikën e vjetër dhe nacionalizmat, duan bashkëpunim. Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm”, tha Abazoviç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *