Porti i Durrësit/ Berisha: Rama po bashkëpunon me grupe të rrezikshme, kërkon mbylljen e tij

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aferën e portit të Durrësit.

Berisha tha se kryeministri Edi Raama po ndërton Dubain e familjes së tij në këtë port, por po bën mbylljen e këtij të fundit.

Sakaq shtoi se në këtë aferë Rama po bashkëpunon me gangsterët e Rajonit dhe me grupe anti-Europiane.

“Jam këtu për problemin aktualisht shumë madhor për vendin, portin e Durrësit. Të dhënat e reja dëshmojnë se tektatulat e mafies Rama-Alabar përfshijnë vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm, mafies më të rrezikshme, Rama-Karriç dhe Vuçiç pas tyre. Vëllezërit Karriç janë aksionerët kryesorë në Beograd.

Jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubanin e familjes së tij në portin e Durrësit, por po e bën me grupe të rëndësishme anti-europiane. Në këtë aferë kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politik të Rajonit me atë të Bjellorusisë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *