Kreu i PD, Sali Berisha në një takim me gazetarët tha askush nuk mund të largonte nga puna ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano përveç kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës Rama e ka shkarkuar Nanon për interesat e tij dhe të familjes.
“Implikimi i Olsi Ramës do të bëhet publike. Rama dyshon se lehtësoi hetimin gjerman apo nxori sekretin nuk e di po e vërteta është se bixhozxhiu më i madh është Rama. Ky është gjithçka, kurse ministri i familjes nëse ju kujtohet kur u akuzua si anëtar i shoqatës skafiste tha unë merrem me vela, mirëpo doli se shoqata e tij transportonte drogë në Itali. Çfarë do ministri në një shoqatë që transporton drogë. Ministri është i familjes, ju e patë iku ai. Unë nuk kam asnjë lloj respekti të veçantë për Gledis Nanon. Largimi i tij ishte politik se u shkeli në kallo, thonë që largimi i tij kishte lidhje me kontejnerin e kokainës që u la në port gjersa u vodh kokaina”, tha ai.