Mësim me turne përsëri në Durrës, 15 shkolla ende gërmadha pas tërmetit

Pasojat e tërmetit të nëntorit të viti 2019 me sa duket  në bashkinë e Durrësit do vijojnë të ndikojnë negativisht edhe këtë vit arsimor. Pasi një numër i konsiderueshëm i godinave arsimore ende nuk kanë përfunduar rindërtimet.

UNDP në kuadër të projektit “EU for school”, ka në plan të rindërtojë 20 objekte arsimore në bashkinë e Durrësit.

Por nga komunikimi zyrtar me UNDP,bëhet me dije  se vetëm 5 objekte kanë përfunduar ndërtimet dhe dy të tjera janë në fazë rindërtimi. Ndërsa 13 objekte të tjera, janë në fazë tenderimi ose të projektimit teknik.

Kjo do të diktojë që edhe këtë vit një numër i konsiderueshëm nxënësish, kryesisht të arsimit të mesëm do të vijojnë procesin mësimor me turne.

Ndërkohë shpresohet që rindërtimi i plotë i objekteve arsimore në bashkinë Durrësit të përfundojë brenda viti 2023.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *