Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është bashkuar thirrje së kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën karshi BE-së për mbështetje financiare.
Gjatë konferencës për shtyp në samitin e ‘Open Ballkan’, Vuçiç tha se ndihma e kërkuar do të ndihmojë vendet për të vlerë energji për të përballuar dimrin.
“Për të punuar krah njëri-tjetrit, për tu përpjekur për të qenë pranë qytetarëve. Do t’ju tregoj shkurtimisht disa gjëra që tregojnë se pasur rritje të numrit të kamionëve që eksportojnë e importojnë prodhime. Kjo nismë është e rëndësishme, vetëm disa gjëra do të doja të thoja para se tua kaloja fjalën miqve. Po afrohet një dimër i vështirë dhe kushdo që thotë të kundërtën, nuk ju tregon të vërtetën. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE, ne do të përpiqemi ta marrim ndihmën e tyre sigurisht. Ndihma e pjesshme për të blerë energji do të jetë e shkëlqyeshme. Natyrisht është një barrë edhe e tyre sepse duhet t’i mbijetojmë dimrit. Duhet të përdorim kapacitetet e gazit e nuk kemi të nevojshme. Mund të shohim se çfarë do të bëjmë për të mirën e të gjithë fqinjëve tanë. Gjithçka që ne vendosim do të jetë për të gjithë, gjithçka që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe në dispozicion të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Kur kundërshtarët e mi politikë nuk kanë se çfarë të thonë, thonë që nuk është i kthjellët, por unë jam përpjekur që të jem mikpritës”, tha ai.