Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi organizonin lojëra fati .
Shtetasit me iniciale G. T., 43-vjeç, D. L., 23 -vjeç, N. Xh., 29-vjeç, O. B., 38-vjeç dhe K. R., 41-vjeç akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit G. T., 43 vjeç, D. L., 23 vjeç, N. Xh., 29 vjeç, O. B., 38 vjeç dhe K. R., 41 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, u konstatuan duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë për veprime të mëtejshme.