Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq ka paralajmëruar se të hënën më 5 shtator do të vijë për vizitë njëditore në Kosovë
Bëhet me dije se me këtë rast ajo do ta vizitojë Mitrovicën Veriore, Zveçanin dhe Leposaviqin.
Së bashku me kryeministren serbe në Kosovë do të jetë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Dr. Mihailo Jovanoviq.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë bënë të ditur se vizita e kryeministres serbe është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, 72 orë para vizitës dhe, siç theksohet, në përputhje me Marrëveshjen për Vizitat zyrtare.
“Vizita e kryeministres së Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave është rruga e vetme për të arritur mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës në fjalë.