Ngjarja e rëndë e ndodhur në Athinë, vazhdon të mbetet ende e pazgjidhur. Kujtojmë se hajdutët hynë në shtëpinë e çiftit Charalambos Anagnostopoulos dhe Caroline Crouch, duke lënë të vrarë këtë të fundit.
Sot, 32 vjeçari i cili i mbijetoi ngjarjes, i cili është babai i një fëmije, kthehet në shtepinë e tij në Glyka Nera në Greqi, aty ku ndodhi krimi.
Ai shprehet për mediat se në momentet e para, nuk e kishte kuptuar se Caroline kishte vdekur. Ndërkohë që hajdutët dhunonin gruan e tij dhe ajo ulërinte që ta ndihmonin, Charalambos qëndronte i lidhur në një karrige.
Ai ka treguar se e ka marrë vesh që bashkëshortja kishte vdekur, vetëm pasi kishte ardhur policia.
“Ata na lidhën, ne u treguam për vendin se ku ndodheshin paratë, më pas nuk mbaj më mend asgjë. E mora vesh dhe e kuptova se gruaja më kishte vdekur kur erdhi policia dhe më la të lirë”, theksoi ai.
Foshnja e tij 9 muajshe është gjetur nga policia afër trupit të mamasë, dhe po e godiste me duar që t’a zgjonte. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
Çështja mbetet ende nën hetim.