Dhunimi i rëndë i një vajze të mitur, 11-vjeç nga pesë djem në Kosovë e ka shkundur fort, Policinë e Kosovës por duket se aspak prokurorinë dhe gjykatën nga radhët e të cilave deri më tani askush nuk ka marrë ndonjë përgjegjësi, as edhe morale.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, jo vetëm që nuk e ka lënë situatën të mbytet nga heshtja por ka bërë një thirrje të fuqishme publike mesditën e së premtes duke kthyer sytë vëngër nga organet e drejtësisë.
Kurti ndryshe nga kryeministri Edi Rama kërkon që zinxhiri të vazhdoj dhe situata mos të mbyllet vetëm me shkarkime por të bëhet një hetim i plotë dhe të ndëshkohen dhunuesit.
Sakaq Rama pothuaj në disa raste i ka larë duart me shkarkimin e disa krerëve të institucioneve duke ikur barra e përgjegjësisë bashkë me personat që shkarkoheshin dhe ngjarja harrohej derisa del një rast tjetër i ngjashëm pasi në thelb problemi nuk është zgjidhur.
Kreu i qeverisë së Shqipërisë në shumicën e rasteve e gjen fajtorin tek media dhe opozita dhe “harron” të ‘reflektoj’ .