Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme në Shkodër, 58-vjeçari Ismet Çekorja u ekzekutua me breshëri armësh.
Tre ditë më parë ai doli në një intervistë për mediat, duke shfajësuar të birin lidhur me atentatin e bërë ndaj Alban Bruçit. Sipas tij i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Sipas të ndjerit kjo bëhet pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, pasi e kanë frikë. Arsyen, se përse e kanë frikë, nuk e bëri me dije, por shtoi se sa herë ndodh një ngjarje kriminale, ai me familjen thirren gjithnjë në polici.
Si nisi konflikti mes palëve?
Përplasja rezulton të ketë pikënisjen para 2 vitesh, ku Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me Tornato Fushën.
Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani” .
Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha. Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë.
Policia shpalli në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha dhe ky dyshohet se është shkaku. Tornato Fusha është i biri i ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha. Para 2 vitesh, Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me Tornato Fushën. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi.
Ndërkohë Bajram Çekorja rezulton i dënuar në vitin 2019, për kultivim bimësh narkotike. Ai u kap bashkë me Barush Bregun i akuzuar si i përfshirë në një grup kriminal në Shkodër.
U bë e ditur se në vitin 2019 se Barush Bregu, njihej si krahu i djathtë i Ibrahim Liçit autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të vitit 2019 dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri.
Barush Bregu është një kontigjent i njohur për policinë. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov. Barush ose Bajram Bregu vitin 2018 gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke iu shpëtuar ndjekjes. Ai u arrestua në Tiranë në banesë me qera tek “Komuna e Parisit”. Barush Bregu dyshohet nga policia e Shkodrës edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale sëbashku me Ibrahim Licin. Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Bashkë me të u kap edhe Bajram Çekorja, i dyshuar për përkrahje të Barush Bregut.