Fansat e divës së muzikës, Beyonce e kanë ngatërruar këtë të fundit me Laverne Cox, e cila u bë e famshme si një nga yjet e “Orange Is the New Black”.
Cox është bërë së fundmi kryefjalë e mediave, Ishte aktori i “The Morning Show”, Choni Francis që postoi një klip ku shihej aktorja e maskuar duke shijuar një ndeshje tenisi dhe postoi në Tëitter se ishte Mbretëresha Bey.
Disa njerëz filluan të postojnë në Twitter se nuk ishte këngëtarja, por ishte Cox, ndërkohë që kjo u konfirmua edh4e nga vetë Cox në llogarinë e saj:
“Më ngatërruan @Beyonce në #USOpen sonte, më pas bëra trend në Twitter, pasi interneti po qesh mbi identitetin e gabuar këto postime në Tëitter janë qesharake. Kënaquni!!! Shkoni @serenawilliams #GOAT #Serenawilliams #Beyonce,”