Ismet Çekorja ka mbetur i vrarë këtë pasdite në Shkodër, si pasojë e një atentati me armë zjarri pak metra larg banesës së tij.
Burime për median bëjnë me dije se 58-vjeçari gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke lëvizur në këmbë, ku dhe u qëllua nga një person ende i paidentifikuar. Mësohet se viktima është qëlluar me 7 plumba ku për pasojë humbi jetën në spitalin e Shkodrës.
Raportohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.