Ka ndërruar jetë në spital 21-vjeçari Erik Fetahu, i cili u përfshi në një aksident me motorin e tij më 26 gusht.
Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo nuk e mbajti në jetë.
Aksidenti kishte ndodhur në San Rocco, në zonën e Lodit dhe i riu ishte transportuar me helikopter në Pavia. Motori i tij ishte përplasur kokë më kokë me një furgon në kthesë, ndërsa shqiptari pësoi trauma të rënda nga aksidenti.
Banues në Lodi, Eriku ishte i pasionuar pas motorëve, ai madje kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato. Shumë e kujtojnë atë si një djalë entuziast dhe të gatshëm.