Gjendet i vdekur këngëtari i famshëm amerikan

Muzikanti i rrymës ‘Country’, Luke Bell, i cili u zhduk në fillim të këtij muaji, është gjetur i vdekur. Oficeri Frank Magos i Departamentit të Policisë në Tucson ka ndarë lajmin e keq me publikin.

Bell, i cili publikoi albumin e tij të parë në studio në vitin 2012, u gjet i pajetë në bllokun 5500 të E. Grant Road në Midtown Tucson. Hetimi është duke vazhduar për momentin, kanë bërë të ditur autoritetet vendase.

Menaxheri i Bell-it, Neill Smith, i tha CNN se ai nuk “kishte ndonjë informacion për të treguar”.

Bell, kantautor nga Wyoming, u raportua i humbur nga miqtë një javë më parë. Gjatë karrierës së tij, Bell, është njohur për këngët si “Where Ya Been?” dhe “Sometimes”.

Kantautori Kelsey ëaldon shkroi në Tëitter pas lajmit për vdekjen e Bell: “Më është thyer zemra kur dëgjova për vdekjen e Luke Bell. Një grup prej nesh u takuam në Nashville kur ishim kaq të rinj dhe të fiksuar pas muzikës country – ato vite ishin kaq formuese. Ai ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe i veçantë. Pusho në paqe tani, mik i vjetër.”/CNN

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *