Frika e Europës bëhet realitet, Rusia nuk i hap rubinetin e gazit

Tubacioni Nord Stream 1 është mbyllur për një kohë të pacaktuar për shkak të një rrjedhje nafte, sipas deklaratës së Gazprom.

Kompania shtetërore thotë se defekti u zbulua në stacionin e kompresorit Portovaya, me inspektimin e kryer së bashku me punëtorët nga Siemens – firma gjermane që ndihmon në mirëmbajtjen e tubacionit.

Gazprom pretendon se rregullimi i rrjedhjeve të naftës në motorët kryesorë është i mundur vetëm në punëtori të specializuara – për të cilat Rusia ka thënë më parë se ishte penguar nga sanksionet perëndimore.

Importi i gazit është ndalur derisa kjo të rregullohet, shtohet në deklaratë.

Evropa ka akuzuar më parë Rusinë për kufizimin e eksporteve të gazit si hakmarrje ndaj sanksioneve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *