U gjet në qendër të Selanikut dhe u arrestua një 26-vjeçare, ndaj së cilës ishin në pritje dy urdhër-arreste evropiane nga autoritetet austriake dhe hungareze, për veprat penale të mashtrimit, falsifikimit dhe pastrimit të parave, nga viti 2016 deri në vitin 2021.
Gruaja 26-vjeçare, e cila është pjesë e një grupi kriminal, akuzohet për sulme kibernetike ndaj kompanive dhe mashtrim online duke krijuar profile false në rrjetet sociale.
Së bashku me bashkëpunëtorët e saj kishin arritur të nxirrnin në mënyrë të paligjshme 323.000 euro dhe t’i transferonin në llogari të shumta bankare në Austri, Finlandë, Norvegji dhe Kinë.