Aktivistët sulmojnë ministrin e Financave, i zbrazin pakon e miellit në kokë

Është sulmuar ditën e sotme duke i zbrazur pakon me miell në kokë Ministri i Financave të Kosovës.

Video e momentit që qëllohet është publikuar në llogarinë në Facebook të Dardan Molliqajt, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, dikur anëtar i Vetëvendosjes.

“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Reagimi vjen si pasojë e një vendimi të ministrit Murati për të mos kaluar pagat e muajit gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qendrore të cilët kanë zhvilluar një grevë.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve është marrja e pagesës prej 100 eurosh, si ndihmë për rritjen e përgjithshme të çmimeve. Paketa e miratuar nga qeveria përfshin vetëm pensionistët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *