Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Mësohet se shkak i zjarrit nuk ka viktima.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2022, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz nuk ka.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.