Humben jeten 7-të oficerë policie si shkak i një sulmi me bombë në pjesën perëndimore të Kolumbisë, në një prej ngjarjeve më të rënda ndaj forcave të sigurisë që kur presidenti Gustavo Pedro mori detyrën me premtimin se do t’i japë fund dhunës në vend.
Pedro, një ish anëtar i forcave guerrilase M-19 u angazhua për rikthimin e paqes në vend duke rifilluar bisedimet me rebelët ELN dhe aplikimin e një marrëveshje me luftëtarët e FARC.
“I refuzoj me neveri këto sulme me bomba në San Luis. Ato kanë si qëllim të sabotojnë bisedimet për paqe”, shkroi presidenti në rrjetet sociale pas sulmeve.
Gjithashtu, kreu i shtetit së bashku me ministrin e Mbrojtjes, zhvilloi një vizitë në rajonin e Neiva, aty ku ndodhi dhe ngjarja.