Tre shqiptarë ranë në prangat e policisë greke diten e sotme në në Mykonos.
Dyshohet se shqiptarët ishin pjesë e një rrjeti që shpërndante drogë në ishull.
Tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës 25, 27 dhe 32 vjeç gjithashtu mësohet se të gjithë janë me precedent penalë të mëparshëm.
Autoritetet kanë zbërthyer një rrjet që trafikonte lloje të ndryshme lëndësh narkotike në “ishullin e erërave”.
Shqiptarët e fshehën drogën në hambarë dhe thasë për ushqim.
Tre të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Siros.
Nkoftimi i Policisë:
Gjatë një operacioni të posaçëm policor u arrestuan tre shqiptarë të moshës 25, 27 dhe 32 vjeç, banues të përhershëm të ishullit, të cilët edhe më parë kishin precedente penale.
Sa i përket rolit të secilit prej të arrestuarve, 27-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i grupit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe furnizimin e sasive të drogës, por edhe të gjente klientë të rinj, si dhe bënte menaxhimin financiar.
Në të njëjtën kohë, 25-vjeçari dhe 32-vjeçari ruanin dhe trafikonin drogën, ndërsa përdornin motoçikleta për t’iu shërbyer direkt klientëve. Në fakt, 25-vjeçari punonte si korrier, ndërkohë që transportonte drogën.
Të pandehurit përdorën si vende për të fshehur drogën strehë guri, tuba ulluqesh, thasë ushqimi ose i groposnin në tokë.
Pas kontrolleve të policisë në shtëpi dhe vende të ndryshme, janë gjetur 15.8 gram kokainë, 7.7 gram kanabis i papërpunuar, 46.1 gram metamfetamin kristal, shumë prej 693 euro, një motor, 4 celularë dhe një mori pakosh najloni.
Deri më tani janë vërtetuar 40 raste të furnizimit me lëndë narkotike nga personat e arrestuar për persona të tretë, ndërsa hetimet policore vijojnë.
E kaluara e errët e të arrestuarve
Sipas ELAS-it (policisë greke), 27-vjeçari dhe 32-vjeçari janë akuzuar në të kaluarën si anëtarë të një organizate kriminale që kryente vjedhje dhe 25-vjeçari për shkelje të ligjit për drogën.
Tre të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Siros.