Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet larguar nga pushteti sa më parë.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Blushi ka publikuar masat e shpallur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që parashikon një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë. Ai shprehet se Kosova me një buxhet dyfish më të ulët se Shqipëria, miraton një paketë ndihmë për qytetarët, ndërsa taksat e shqiptarëve vidhen nga inceneratorët edhe rrugët e florinjta.
Blushi shton se për shqiptarët e Shqipërisë taksat e të cilëve vidhen pa pushim, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme pasi qeveria po mbush xhepat e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Tedi Blushi.
Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë!
Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve.
Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, që përfshin:
150 MILION EURO NDIHMË për 300 mijë familje dhe rreth 600 mijë qytetarë.
SUBVENCIONIM të faturës së rrymës për ata që kursejnë energjinë elektrike.
DYFISHIM të shumës së asistencës sociale për muajin shtator.
100 EURO mbështetje për pensionistët.
100 EURO mbështetje për studentët.
100 EURO mbështetje për punëtorë të ndërmarrjeve publike.
50 EURO shtesë për punëtorë të sektorit publik.
SUBVENCIONIM PREJ 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.
Ndërkohë për shqiptarët e Shqipërisë, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre që mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ka planifikuar:
ZERO RRITJE reale pensionesh.
ZERO RRITJE rrogash për administratën publike.
ZERO KOMPENSIM për 67% të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë!
ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe produketeve të tjera ushqimore.
ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të karburanteve!
ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të ilaçeve.
ZERO SUBVENCIONIM për çmimin e lartë të energjisë elektrike.
Edi Rama duhet shporrur sa më parë sepse axhenda e tij është vetëm vjedhja, falimentimi dhe shfarosja e Shqipërisë!