Një aksident rrugor ka ndodhur në Pogradec.
Mësohet se shtetasi me iniciale Q. R., 58-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë ka marrë dëmtime trupore.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.