Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka shpërndarë ditën e sotme certifikatat pronësisë në qytetin e Librazhdit e Përrenjasit.
Lame tha se procesi i legalizimit në këto qytete ka përfunduar, ku theksoi se kanë qenë rreth 35 objekte kulti që janë pajisur me leje legalizimi dhe certifikata pronësie.
Sakaq shtoi se shërbimet online i japin mundësi qytetarëve që t’i kryejnë disa procedura më thjesht e shpejt.
“Një proces që në ndjekim vazhdimisht është procesi i objekteve të kultit. E pabesueshme është një shifër kolosale, kishash, xhami, teqe, manastire, qendra kulturore fetare, të legalizuara në këto vite. Nga një pikëpamje, shtëpia e Zotit të paktën duhet të ketë letra sepse ajo u tregon rrugën edhe të tjerave. Ka disa ditë që disa media, po flasin që po mbyllet zyra e Tropojës, ku do vemi ne kur të kemi një hall e kështu me radhë. Sa më shumë gjëra të bëhen në rrugë elektronike, ty si qytetar nuk të duhet fare zyra. Ti aplikon online dhe e merr shërbimin po online. Ti e merr shërbimin edhe në Amerikë,” tha Lame.