“Sëmundja e legjionarëve”/ Tjetër virus prek botën

Një virus i ri është përhapur në botë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën katër persona kanë ndërruar jetë në Argjentinë, si pasojë e sëmundjes e quajtur si Legjionarëve, një infeksion bakterial relativisht i rrallë i mushkërive.

Ministrja e Shëndetësisë Carla Vizzotti pohon se kjo sëmundje shkaktohet përgjithësisht si pasojë e ujit shumë të ndotur ose sisteme të papastra të ajrit të kondicionuar.

“Kjo sëmundje shkaktohet nga një bakter, i cili transmetohet  në rrugët e frymëmarrjes përmes ujit i cili me shumë mundësi ka qenë i ndotur. Bakteri që shkakton shpërthimin quhet legionella dhe nuk është ndonjë virus i panjohur në mjekësi“, tha ajo.

Mjekët pohojnë se sëmundja nuk transmetohet nga personi në person.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *