Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në Vlorë, policia arreston 56-vjeçarin

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Burri me inicialet T.Z., banues në Vlorë është kallëzuar në polici nga një e mitur 14 vjeçe, e cila ka deklaruar se ai e ka ngacmuar seksualisht.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *