Lihet i lirë Alban Bruçi, i dyshuar për vrasjen e Ismet Çekores në Shkodër

Alban Bruçi si i dyshuar për vrasjen e 57-vjeçarit Ismet Çekores në Shkodër është lënë i lirë.

Burime për median bëjnë me dije se policia ka lënë të lirë 25-vjeçarin, pasi deri më tani nuk ka asnjë provë që e lidh me ekzekutimin që tronditi Shkodrën dy ditë më parë.

Mësohet se hetuesit janë përqendruar tek aktiviteti i mëparshëm i viktimës dhe i djalit të tij, Bajram Çekores që është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i atentatit ndaj Alban Bruçit, ngjarje e ndodhur në 25 gusht në lagjen Partizani në Shkodër./abc

https://www.priza.al/2022/09/02/cfare-po-ndodh-para-6-ditesh-del-emri-i-te-birit-si-autori-i-atentatit-sot-vritet-i-ati/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *