Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrike peshku në Greqi, pranë fshatit Khokhla.
Mediat greke bëjnë me dije se viktimë e këtij shpërthimi ka mbetur një shtetas me origjinë greke dhe një shtetas shqiptar.
Mësohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, çka ka bërë që dhe banorët e zonës të dalin jashtë nga banesa.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.