Largohet trajneri i parë në Superiore, Teuta ndërpret kontratën me Renato Arapin

Është larguar trajneri i parë në Superiore për këtë sezon, teksa skuadra e Teutës për shkak të rezultateve të dobëta në 3 ndeshjet e luajtura deri tani ka vendosur të ndërpresë kontratën me Renato Arapin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetën klubi durrsak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë shkëputur marrëveshjen mes tyre.

“Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen”, shkruan Teuta në rrjetet sociale. Kujtojmë se djemtë e detit kanë 2 pikë në 3 ndeshje të luajtura, larg pritshmërive të drejtuesve. Teuta ka barazuar me Erzenin dhe Bylisin , ndërsa është mposhtur nga Laçi në sfidën e parë të kampionatit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *