Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjatë 8 muajve të fundit ka çuar për hetim 243 efektivë të sektorëve të ndryshëm në të gjithë vendin.
Përmes një raporti zyrtar, AMP njofton se janë arrestuar 61 punonjës policie dhe se janë trajtuar 134 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mbajnë ankesat për shkeljet që kanë kryer efektivët e Rendit dhe Sigurisë Publike.
Njoftimi i plotë:
RAPORTI NË 8 MUAJ
- 243 efektivë policie në hetim
- 4 punonjës të Gardës në hetim
- 61 efektivë policie të arrestuar
134 ANKESA TË TRAJTUARA
- 51 ankesa për strukturën e Rendit e Sigurisë Publike
- 46 ankesa për strukturën e Policisë Rrugore
- 29 ankesa për strukturën e Hetimit të Krimit
- 7 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit
- 1 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse.