Një shaka me sëmundjen e gruas së tij, bëri që Will Smith të gjuante me shpullë Chris Rock.
Ngjarja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori vëmendjen, ku Will u përjashtua nga Oscars dhe ngjarje të tjera të Akademisë për 10 vjet.
I pyetur nëse është penduar për shakanë ndaj gruas së Will, Rock ka pohuar se jo.
Rock theksoi se shpulla nxori fytyrën e vërtetë të Will Smith, atë që ai ishte munduar të fshihte për 30 vite.
“Zoti e mallkoftë, ajo ishte shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë. Ajo shpullë nxori fytyrën e vërtetë të tij, atë që ai u mundua të mbante të fshehur për 30 vite. Tregoi që është i njëjti maskara njëlloj si edhe ne”, tha Rock.