Në Kuvendin e Shqipërisë këtë të hënë çelet zyrtarisht sesionin i ri parlamentar.
Mësohet se seanca e parë plenare do të zhvillohet në orën 18:00, ku fokus në temën e ditës do të jenë nismat politike nga PS dhe PD për ish- spiunët e sigurimit dhe dekomunistizimin.
SEANCË PLENARE PUBLIKE
Hapja e punimeve të sesionit të III të legjistraturës X në seancën plenare të datës 5 shtator 2022, e hënë, ora 18.00
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhërit nr. 69, datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë:
Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)
Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)
Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)
Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator. (Neni 27 i Rregullores)