Pasardhësi i Boris Johnson si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pritet të zbulohet këtë të hënë.
Në garë janë Liz Truss dhe Rishi Sunak, ku ende nuk dihet se kush do të shpallet lideri i ri i konservatorëve. Mediat e huaja bëjnë me dije se emri i kryeministrit do të shpallet në orën 12:30 (lokale). Dy kandidatët prezantuan premtimet e tyre të fundit ku fokusi ishte në zgjidhje e krizës energjetike.Truss tha se nëse ajo zgjidhet në krye të qeverisë do të ndihmojë qytetarët të përballojnë rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
Ndërsa Sunak premtoi mbështetje për njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe pensionistëve.