Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari NË Fushë-Krujë     

Një 28-vjeçar është rrestuar nga Policia e Fushë-Krujës pasi u kap  si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte.

I riu do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të planit operacional policor të koduar “Fundjava”, forcat operacionale, Komisariatin e Policisë Krujë dhe me mbështetjen e FNSH Tiranë, gjatë kontrolleve të befasishme në Fushë Krujë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-K. L., 28 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *