Meta paralajmëron qytetarët: Bëhuni gati, ja çfarë do të ndodhë brenda 24 orëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat tha se së shpejti qytetarët do të njoftohen se kur do të mbahet protesta e parë.

Meta tha se qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi që u bëhet, ku theksoi PL ka nisur axhendën e protestave anti-korrupsion.

“Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi. Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. Partia e Lirisë ka një axhendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion, pikërisht për vetë veprat e krimit që janë kryer dhe po konsumohen. Të jeni të sigurt se do të njoftohen protestat në këto 24 orë. Do të ketë protesta atje ku ndodh krimi, atje ku vidhet qytetari dhe taksat e tij. Kjo gjë do të ndodhë edhe kur të konsultohem me drejtuesit e partisë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *