Arrestimi i tre të rinjve në Gramsh, Karamuço: Po janë agjentë rus

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë  një deklaratën te fortë,  duke thënë i bindur se tre të arrestuari në Gramsh janë spiunë rus.

Sipas ekspertit të gjitha faktet kanë vërtetuar se të paktën dy të arrestuarit i përkasin GRU-së dhe janë agjent ruse dhe paguhen. I bindu në fjalën e tij Karamuço u shpreh se ata vijnë me pyetje të qarta dhe që nga 7 marsi vendi jonë është në  “ luftë” me Rusinë pasi u shpallem si vend jo miqësorë nga Rusia.

Gjatë fjalës së tij Karamuço ka shtuar se në celularët e rusëve janë gjetur edhe foto apo skica të digave kryesore në vendin tonë.

Habiti me fjalën e tij  kur tha se ka mundësi të lartë që spiunët rus të mund të lirohen, ndoshta edhe në kuadër të shkëmbimeve të NATO-së si pjesë e saj.

“Koha nuk duhet të zbeh gjerat për të ulur vigjilencën. Apo për tu bërë shkak që të lirohen. Negociatorët janë afruar dhe dy prej tyre mund të lirohen. Se mund edhe të shkëmbehen me interesa edhe për aleatë. Në Shqipëri vijon të ndodh. Që nga 7 marsi 2022 ne jemi në luftë. Shqipëria vijon furnizon me armë Ukrainën si pjesë e NATO. Jemi përballë me një shtet siç është Rusia. Aktualisht Rusia ne na ka shpallur vend armik që nga 7 marsi. Pres që në vijim, Shqipëria do të marrë veprime shumë të guximshme, kundrejt Rusisë dhe Bjellorusisë. Këta person, nga dokumentacioni që është sekret. Po janë agjentë rus. E konfirmojnë. Janë të GRU ruse. Janë të paguar nga këto shërbime. Drejtoria 7 quhet. Janë rekrutime edhe nga civilët. Si këta. Ata i gjejnë studentë. Ata vijnë me pyetje të sakta. A ka NATO plan për të prodhuar fishekë. A prodhon ende? A ka armë që janë në Ukrainë? Ndaj kishte një kimist me vete. Rusët nuk vijnë për të vrarë këtu. Agjentura kërkon përgjigje. Në Kuçovë u ngrit pyetja a kishte raketa patriot aty ?” -tha Karamuço.  /abcnews.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *