Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kushi: Motivim për çdo mësues në punën e tij

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me shenjtërimin e Nënë Terezës.

Kushi shkruan se shenjtorja shqiptare është motivim për çdo mësues në punën e tij dhe se duhet të përpiqen për të bërë oqean dijen për fëmijët.

Postimi i plotë:

Nënë Tereza thotë: “Ne vetë ndiejmë që ajo që bëjmë është thjesht një pikë uji në oqean, por oqeani do të ishte i mangët pa atë pikë.”
Ky është motivi që duhet të këtë çdo mësues në punën e tij çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, me çdo nxënës. Përpjekjet e secilit prej jush, sado të vogla qofshin, të gjitha bashkë bëjnë oqeanin e madh të dijes e të vlerave për fëmijët tanë.
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
(Faleminderit nxënëses së talentuar Xhulia Shkreli për këtë vizatim të bukur të portretit të Nënë Terezës! ?)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *