Ekonomia dhe Kriza/ Fuga: Pica do bëhet byrek dhe qumështi dhallë

Profesori Artan Fuga ka reaguar në lidhje me krizën ekonomike në vend.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fuga shkruan se situata në vend sa vjen dhe po rëndohet, ku thekson se qytetarët rrezikojnë të humbin gjithçka.

Sakaq shton se krizë energjetike do rëndohet, ku paralajmëron që qytetarët të krijojnë rezerva me qirinj.

“Kriza ekonomike, shpirtrore, politike ka bërë që gradualisht ai që hante vetëm bukë e marmallatë, do të hajë vetëm bukë, ose vetëm marmallatë. Ai që hante edhe kos, pak sallam, ndonjë kokër domate, pak gjizë, etj., do të hajë bukë me marmallatë. Ai që hante në restorante, do të shkojë të hajë byreqe në këmbë dhe ndonjë dhallë, ose do të shkojë te furrat e bukës për ndonjë sanduiç. Kush hante e pinte nëpër resorte, mish, pula, peshk, verë, birrë, mund të shtojë për veten dhe familjen edhe për ca kohë edhe qumësht dallëndysheje, arra kokosi, shampanjë, por edhe ai është i rrënuar. Borxhet bankare do t’i shkojnë në qiell! Një ditë do t’i vijë përmbaruesi dhe t’ja marrë të gjitha! Do të lëshohet nën efektin e ligjit të gravitacionit! Nuk ka rrugë tjetër ai! Ka një ligj të madh të lumtur, mjerë ai që kujton se mund t’i shpëtojë: Kur qumështi bëhet dhallë, pica bëhet byrek, dhe shampanja bëhet uthull. Gjithsesi duhet blerë sa më shumë qirinj! Merreni me sportivitet!”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *