U lanë në burg nga Gjykata, “spiunët e Gramshit” apelojnë vendimin

Dy rusët Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe 33-vjeçari Ukrainas Fedir Alpatov, kanë kundërshtuar ditën e sotme vendimin e gjykatës së Elbasanit. Kjo e fundit i linte në burg ata për akuzën e spiunazhit dhe “Goditjes për shkak të detyrës” ndaj dy ushtarakëve të Uzinës së Çekinit në Gramsh.

Bëhet me dije se të arrestuarit i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Apelit në Durrës, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Arrest në burg në “detyrim paraqitje”.

Sjellim në vëmendje se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arrestuan pak javë më parë pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti. Mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *