India e veriut u përball me një ngjarje të rëndë.
Ajo që duhet të ishte një xhiro argëtuese në panair për pak sa nuk u kthye në tragjedi.
Një platformë që ndodhej në lartësinë e 15 metrave u shkëput dhe ra në tokë duke lënë të plagosur 20 persona mes tyre dhe fëmijë. Në videon e publikuar nga Daily Mail shihet momenti i frikshëm kur platforma nis të bjerë dhe njerëzit që bërtasin të tmerruar.
Stafi i menaxhimit të karnavalit dhe anëtarët e panairit u larguan nga vendi i ngjarjes pas përplasjes, raportuan mediat lokale.
Policia ka hapur një hetim mbi për të zbardhur shkaqet që ccuan drejt aksidentit më 4 shtator. Të shokuar mbetën edhe vizitorët e panairit që u larguan të tmerruar nga vendet e tyre teksa platforma përplasej në tokë.