Tre vajza të moshës 17 vjeçe, 18vjeçe dhe 20 vjeçe kanë rrëmbyer një vajzë të mitur, të cilen e kanë mbajtur në një banesë dhe e kanë sulmuar me sende të mprehta.
Njoftimi i Policisë:
“Me datë 03.09.2022 rreth orës 18:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga MPB Strumicë kanë ndaluar një të mitur 17 vjeçare, S.R.(18) dhe S.P.(20) nga Strumica (të tria femra) pasi është raportuar se
Më datë 02.09.2022, rreth orës 20:00, në një banesë në Strumicë, në mënyrë të paligjshme kanë mbajtur dhe sulmuar fizikisht një të mitur nga Strumica, duke përdorur sende të mprehta”, thuhet në njoftimin e Policisë.