Jemi mësuar të shohim moderatoren e njohur Bora Zemani, si prezantuese të emisionit “Për’puthen”, format i cili hyn në sezonin e katërt, por këtë vit nuk do jetë më njësoj.
Me largimin e Bora Zemanit tek “Dancing With the Stars” dhe tashmë që është konfirmuar se emisioni “dating” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv në Top Channel, kurioziteti i publikut është akoma edhe më i madh.
Disa emra janë përfolur për këtë vend, mes tyre përmendim Fjoralba Ponarin dhe Elita Rudin, të cilat të dyja i kanë mohuar këto zëra, megjithatë një prej kandidateve më të forta për pozicionin e moderatores në program mbetet Ori Nebiaj, e cila së fundmi ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e “Wake Up”-it.
Pikërisht në studion e emisionit të mëngjesit, që ka nisur sezonin e ri këtë të hënë nën drejtimin e Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, Ori ka folur edhe për planet e saj në ekran. Moderatorja ishte e ftuar së bashku me ish-partnertin e saj televiziv, Isli Islamin, dhe e pyetur nëse do të jetë pjesë e “Përputhen” u përgjigj kështu:
“E vërteta është që edhe në ditën tonë të fundit (në Wake Up), nuk u kuptua asgjë. Ne vendosëm që të largohemi në momentin e duhur. Jam e lumtur sepse do na mbetet një kujtim shumë i bukur. Unë u kujdesa që të punoja me “Pushime On Top”, që unë e dua shumë. Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…”
Kështu, për herë të parë, Nebiaj konfirmon se po, mund të jetë pjesë e një prej emisioneve më të ndjekur në Top Channel, megjithatë jemi ende në pritje të një “PO”-je të sigurtë dhe sigurisht në pritje që ta shohim në ekran sa më shpejtë.