Një 63-vjeçar është gjetur i mbytur në Lumin e Tiranës.
Policia, e cila ka mbërritur në vendin e njohur si “Shkalla e Tujanit”, bëjnë me dije se është bërë e mundur nxjerrja me litarë e trupit pasi është terren i vështirë.
Gjithashtu është konstatuar se nuk ka shenja dhune në trup.
Pritet të bëhet identifikim i viktimës. Nuk dihen rrethanat nëse 63-vjeçari ka rrëshqitur ka qenë duke notuar, ndërkohë që mësohet se ai shkonte çdo ditë aty.