Chelsea do të masë forcat me Dinamon e Zagrebit me 6 shtator në Kroaci, në sfidën e parë të grupeve të Champions League.
Duke parë konkurrencën e madhe në sulm, trajneri i londinezëve, Tomas Tuchel ka lënë jashtë listës A sulmuesin e Shqipërisë Armando Broja.
Gjithsesi, Broja është pjesë e listës B, çka do të thotë se mund të luajë ndaj Dinamos së Zagrebit. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, futbollisti kuqezi ka gjasë që do e nisë nga minuta e parë në transfertën kroate.